Salianji kritikon projektin në zemër të Tiranës: Kush përfiton dhe pse hesht Berisha?
Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka reaguar për projektin e parashikuar për ndërtimin e një kulle pranë Pallatit të Kongreseve në Tiranë, duke e cilësuar atë si një tjetër rast ku pronat publike po kthehen në objekt përfitimi klientelist. Në një reagim në rrjete sociale, ish ligjvënësi shprehet se mungon transparenca mbi projektin dhe se qytetarët nuk kanë marrë përgjigje për kushtet e zhvillimit, përfituesit apo ndikimin real për publikun. Salianji kritikon edhe mungesën e qëndrimit të kryedemokratit Sali Berisha për këtë çështje, duke ngritur pyetjen nëse ai është me apo kundër Ramës. REAGIMI I PLOTE: Heshtja që bërtet fort te Pallati i Kongreseve! Nuk ka mbetur pothuajse asnjë pasuri publike që kjo qeveri të mos e ketë kthyer në objekt pazari për përfitim klientelist e...
Burimi:
javanews.al