Salianji: Berisha është pengesë për fitoren e PD-së, duhet ndryshim i lidershipit
I ftuar në emisionin “Drejt” në Ora News, ish-deputeti Ervin Salianji komentoi situatën brenda Partisë Demokratike dhe rolin e lidershipit në rezultatet elektorale të saj. Ai u shpreh se në një sistem ku kryetari i partisë ka rol vendimtar në listat dhe në ofertën politike, figura e liderit është faktori kryesor që ndikon në votë. Sipas tij, çdo përpjekje për ndryshim të brendshëm mbetet e pamjaftueshme nëse drejtimi i partisë nuk ndryshon. “Çdo lëvizje brenda Partisë Demokratike është e pamjaftueshme nëse Sali Berisha qëndron kryetar. Lideri e tërheq ose e largon partinë.”-tha ai. Salianji tha se Berisha, pavarësisht kontributeve në të shkuarën, sot është kthyer në një pengesë për fitoren e PD-së, duke përmendur konsumimin politik dhe raportet e tij me ndërkombëtarët dhe opinionin publik....
Burimi:
javanews.al