Sali Berisha konfirmohet në krye të PD, Vokshi jep shifrat e votimit: Votuan rreth 40 mijë demokratë

Sali Berisha konfirmohet në krye të PD, Vokshi jep shifrat e votimit: Votuan rreth 40 mijë demokratë

Albana Vokshi deklaroi se procesi i zgjedhjeve në Partia Demokratike u zhvillua në mënyrë transparente, të qetë dhe të monitoruar nga mediat, me pjesëmarrje të lartë të demokratëve në të gjithë vendin. Albana Vokshi: Sot në 23 maj, demokratët në të gjithë vendin ishin të ftuar për të vendosur drejtimin e Partisë Demokratike.Përmes një procesi transparent, të rregullt, të qetë, të monitoruar gjerësisht nga media, pa asnjë pengesë për të, si dhe të karakterizuar nga një pjesëmarrje masive e anëtarëve të Partisë Demokratike. Nga përpunimi i të dhënave paraprake, pra kontaktet që kemi pasur me degët, 77 degët e Partisë Demokratike, ku votuan në 87 qendra votimi, nga rezultatet paraprake pra të procesit, kemi si më poshtë vijon. Numri total i votave të numëruara pra,...