Sali Berisha i vetëm në garë për kreun e PD, skualifikohen dy kandidatët

Sali Berisha i vetëm në garë për kreun e PD, skualifikohen dy kandidatët

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, zyrtarisht është i vetmi kandidat për postin e kryetarit të PD. Komisioni zgjedhor në PD ka shpallur zyrtarisht vendimin se në zgjedhjet e 23 majit, Sali Berisha do të kërkojë i vetëm mbështetjen e demokratëve për t’i udhëhequr në 4 vitet e ardhshme. Komisioni ka skualifikuar kandidaturën e Mereme Selës, mjekes nga Fushë-Kruja, pasi nuk plotëson kriteret. Gjithashtu, komisioni skualifikoi edhe kandidaturën e Vladimir Mulaj. Të dy kandidatët u skualifikuan pasi nuk kanë një profil të lartë politik e publik. Ndërkohë, kandidaturat e Ervin Salianjit, Evi Kokalarit dhe Alesia Balliut nuk janë marrë në shqyrtim, pasi për Partinë Demokratike ata nuk janë anëtarë të kësaj force politike dhe nuk kanë të drejtë të kandidojnë. Ndaj 23 maji do të...