“Sakrifica e tyre nuk do të harrohet”, Lamallari njofton vendimin e Qeverisë: Shpërblim financiar për familjet e policëve Enea Mekolli dhe Edison Adri

“Sakrifica e tyre nuk do të harrohet”, Lamallari njofton vendimin e Qeverisë: Shpërblim financiar për familjet e policëve Enea Mekolli dhe Edison Adri

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është miratuar shpërblim financiar për policin e rënë në krye të detyrës, Enea Mekolli, si dhe për efektivin e plagosur, Edison Adri. Përmes një deklarate, ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, thotë se sakrifica e tyre në përballjen me krimin nuk do të harrohet. Ndërkohë krahas shpërblimit, fëmija i Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli, do të përfitojë trajtim tjetër financiar të përmuajshëm derisa të shkojë në moshë madhore, sipas Ligjit “Për statusin ‘Fëmijë në Përkujdesje të Republikës’”. “Në mbledhjen e sotme të Qeverisë miratuam vendimet për mbështetjen financiare të familjeve të dy efektivëve; Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli dhe Edison Adrit, i cili mbeti i plagosur në përballjen me krimin. Përkatësisht do të akordohen 5 dhe...