‘Sa turp’, Spaho me kritika të ashpra për PD-në: Ndjen erën e kërmës dhe vrapon për copën e radhës

‘Sa turp’, Spaho me kritika të ashpra për PD-në: Ndjen erën e kërmës dhe vrapon për copën e radhës

Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka kritikuar ashpër Partinë Demokratike lidhur me qëndrimet e përfaqësuesve dhe anëtarëve të saj për protestën në Tiranë. Spaho shprehet se PD e ka humbur besimin e shqiptarëve, ndërsa shton se pa parime dhe pa turp “të zezës i thoni e bardhë dhe të bardhës e zezë”. Ai shkruan më tej se kjo forcë politike e ka mbyllur misionin e saj, sipas tij, vetëm për arsyen se ka braktisur interesat e qytetarëve dhe është kthyer në barrikadë e interesave të familjes. Postimi i plotë: A ka turp kjo forcë politike? Si mund të jesh kaq e pamoralshme dhe e pafytyrë? Në mëngjes deklarohet kundër protestës dhe pro investimit në Zvërnec. Në drekë deklarohet pro protestës dhe kundër investimit...