Rusia kërkoi largimin e diplomatëve të huaj nga Kievi, Hoxha: Kërcënimi i ambasadave nuk është diplomaci, Shqipëria do mbështesë Ukrainën

Rusia kërkoi largimin e diplomatëve të huaj nga Kievi, Hoxha: Kërcënimi i ambasadave nuk është diplomaci, Shqipëria do mbështesë Ukrainën

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postim në X: Shqipëria e konsideron njoftimin e Rusisë ku u bën thirrje personelit diplomatik dhe qytetarëve të huaj të largohen nga Kievi përpara sulmeve të planifikuara si krejtësisht të papranueshëm. Kërcënimi i ambasadave nuk është diplomaci; është intimidim. Ai përfaqëson një tjetër shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Shqipëria nuk do të tërhiqet. Ne mbetemi në Kiev. Ne qëndrojmë fort me Ukrainën. Dhe nuk do të intimidohemi. Përgjigja për këtë luftë nuk mund të jetë më shumë luftë, më shumë krime ose sulme pa dallim kundër civilëve dhe infrastrukturës civile. E vetmja rrugë përpara është t’i jepet fund një lufte që nuk duhej të kishte filluar kurrë dhe...