Rriten shpenzimet për “përfaqësuesit e popullit”, mbi 7 mln euro për paga dhe shpërblime për deputetët në 2025
Mbi 7 milionë euro! Kaq para kanë përfituar 140 deputet gjatë vitit të shkuar. Të dhënat nga Kuvendi tregojnë se vetëm për paga, për ligjvënësit shqiptarë janë shpenzuar më shumë se 453 milionë lekë apo rreth 4.6 milionë euro. Shtatori, pasuar nga tetori, nëntori e dhjetori rezultojnë muajt me shpenzimet më të larta për rrogat e “përfaqësuesve të popullit”. Ndërkohë për udhëtime brenda e jashtë vendit, pjesëmarrje në komisionet parlamente apo rimbursim të telefonit e pagesave të fjetjes në hotele, deputet shqiptarë kanë përfituar më shumë se 241 milionë lekë apo rreth 2.5 milionë euro. Në linjë me rrogat, edhe shpërblimet më të mëdha janë dhënë në muajt e fundit të vitit. Të dhënat nga Kuvendi tregojnë se shpenzimet për pagat përbëjnë 54 për qind...
Burimi:
javanews.al