“Rrini në krye të detyrës, jo në Tiranë gjithë javën” Rama kritika kryebashkiakëve

“Rrini në krye të detyrës, jo në Tiranë gjithë javën” Rama kritika kryebashkiakëve

Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në eventin për modernizimin e infrastrukturës nëntokësore në zonat urbane, nuk u ndal vetëm te projektet e zhvillimit, por adresoi edhe një shqetësim që, sipas tij, është ngritur vazhdimisht nga komunitetet lokale. Duke folur për rolin e bashkive dhe përgjegjësitë e pushtetit vendor, Rama theksoi se kryetarët e bashkive duhet të jenë të pranishëm pranë qytetarëve dhe të ndjekin nga afër problematikat e komuniteteve që drejtojnë. “Bashkia duhet të kujdeset për të gjitha shërbimet. Qytetarët mund të kenë nevojë për çështje të shëndetit, çështje që lidhen me sigurinë. Po ashtu e them me një vërejtje, pasi janë bërë pak problem për komunitetin, pasi nuk qëndrojnë gjatë gjithë javës, vijnë në Tiranë edhe kur duhet të jenë në krye të detyrës...