Rrëmbeu dokumentin sekret në Kuvend, Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ështëq përjashtuar me 60 ditë nga punimet e Kuvendit, me vendim të marrë nga Sekretariati i Etikës këtë të martë, 28 korrik. Arsyeja e përjashtimit të tij, lidhet me marrjen e dokumentit me informacion të klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-të. Ngjarja ndodhi një ditë më parë (27 korrik), kur Shehaj u paraqit në sallë në Kuvend për tu njohur me detajet e marrëveshjes së huas me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për financimin e mbrojtjes së jashtme. Por ai nuk qëndroi gjatë në sallë dhe pasi siguroi një kopje të marrëveshjes në fjalë tentoi të largohej me vrap, ndërsa punonjësja e Kuvendit tentoi ta ndalojë. Ky akt u cilësua si i paligjshëm nga kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant...
Burimi:
javanews.al