Rregullorja e re e Kuvendit/ PS-PD përplasen për ligjet e BE-së, Bardhi: Cënon transparencën! Peleshi dorëzon propozimet

Rregullorja e re e Kuvendit/ PS-PD përplasen për ligjet e BE-së, Bardhi: Cënon transparencën! Peleshi dorëzon propozimet

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin TIRANË- Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ka vijuar diskutimet në parim për ndryshime në rregulloren e Kuvendit. Partia Socialiste, me firmën e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, ka propozuar disa amendime të reja që prekin nga raportimet e deri te përjashtimet e deputetëve. Një nga ndryshimet më të debatueshme lidhet me nenin 28, sipas të cilit, megjithëse si rregull Kuvendi nuk mund të shqyrtojë më shumë se tre projektligje me procedurë të përshpejtuar në një periudhë prej 9 javësh, nga ky kufizim përjashtohen ligjet që kanë të bëjnë me procesin e integrimit në BE. Drafti i Peleshit parashikon shtimin e fjalëve: “Neni 28, bëhen këto ndryshime. Në pikën 2 fjalia e dytë hiqet.  Në fund të pikës 5 shtohen...