Rregulla të reja për thesaret nënujorë, si do të mbrohen dhe bëhen publike pasuritë kulturore të zbuluara në det
Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri i cili rregullon në mënyrë të detajuar procedurën e trajtimit, mbrojtjes dhe shpalljes publike të pasurive kulturore që zbulohen në hapësirën detare të Republikës së Shqipërisë. Nisma synon të unifikojë veprimet e institucioneve shtetërore dhe të parandalojë grabitjen apo dëmtimin e trashëgimisë kulturore nënujore. Vendimi i ri vendos rregulla strikte për çdo individ apo kompani që, rastësisht ose gjatë veprimtarive të tjera detare, ndeshet me objekte që mbartin vlera historike apo arkeologjike. Hapi i parë dhe më i rëndësishëm është njoftimi i menjëhershëm i autoriteteve, i cili nuk duhet të kalojë një afat të përcaktuar kohor. Sipas tekstit të vendimit qeveritar, çdo person fizik ose juridik, që zbulon, rastësisht ose gjatë veprimtarive të autorizuara, pasuri kulturore...
Burimi:
javanews.al