Rregulla të reja për asetet e peshkimit, miratohen procedurat për transferimin e menaxhimit te privati dhe bashkitë

Rregulla të reja për asetet e peshkimit, miratohen procedurat për transferimin e menaxhimit te privati dhe bashkitë

Këshilli i Ministrave ka hartuar një vendim të ri i cili saktëson procedurat, kriteret dhe mënyrën se si do të transferohet menaxhimi i infrastrukturës së peshkimit në vend. Nisma e re shfuqizon vendimin e mëparshëm të vitit 2019 dhe vendos rregulla të qarta për dhënien në përdorim të këtyre aseteve shtetërore për organizatat e peshkimit, pushtetin vendor dhe subjektet tregtare. Kur lejohet transferimi dhe ruajtja e pronësisë Sipas dokumentit zyrtar, shteti ruan të drejtën e menaxhimit të drejtpërdrejtë, por hap dritaren e transferimit kur institucionet përballen me vështirësi. Kushti thelbësor për nisjen e kësaj procedure është pamundësia ose mungesa e efikasitetit. “Institucioni përgjegjës menaxhon në mënyrë të drejtpërdrejtë infrastrukturën e peshkimit dhe infrastrukturën e lidhur me peshkimin dhe, në rast pamundësie teknike ose menaxhimi joeficient,...