Rosa Parks dhe fuqia e protestës

Rosa Parks dhe fuqia e protestës

Nga Thoma Gëllçi Në Detroit, ku unë jetoj, kaloj shpesh nëpër një rrugë që quhet Rosa Parks Boulevard. Edhe kur më rastis të marr ndonjë autobus për të shkuar diku nga stacioni qendror i autobusëve në Detroit, ai quhet Rosa Parks Transit Center. Rosa Parks është një emër që mbahet mend lehtë dhe fiksohet në mendje. Gjatë udhëtimeve të mia në Amerikë, rrallë më ka ndodhur të vizitoj një qytet ku të mos gjej një rrugë, një shesh, një autostradë, një shkollë apo një ndërtesë që mban emrin e saj. Interesant më është dukur fakti se emri i Rosa Parks nuk nderohet vetëm në Shtetet e Bashkuara. Edhe në Francë, një nga stacionet e rëndësishme të trenave dhe të linjave ekspress në veri të Parisit...