Ristani mbledh strukturat, njofton aksionin për sigurinë ndaj zjarrit: Kontrolle për të gjitha objektet me leje nga Bashkia e Tiranës

Ristani mbledh strukturat, njofton aksionin për sigurinë ndaj zjarrit: Kontrolle për të gjitha objektet me leje nga Bashkia e Tiranës

Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, zhvilloi një takim me strukturat e emergjencave, Policisë Bashkiake dhe të shërbimit zjarrfikës, në kuadër të planit të masave pas zjarrit që ra te pallati në zonën e “Farmacisë 10”, ku u dogjën 71 apartamente. Gjatë fjalës së mbajtur në këtë takim, Ristani vlerësoi reagimin e koordinuar të të gjitha strukturave, duke theksuar se ndërhyrja në kohë bëri të mundur evakuimin e banorëve pa pasoja në jetë njerëzish. “Arsyeja për takimin ka disa qëllime, në radhë të pare, për të falenderuar të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në ndërhyrjen emergjente të zjarrit që ra te pallati te Rruga e Dibrës. Lajm i mirë dhe që do vijojmë ta përsërisim është që për fat të...