Rilindja urbane 2.0, Rama: Shoqëritë e varfra janë tolerante ndaj mungesave! Ne nuk jemi të tillë, ndaj njerëzit kërkojnë më shumë

Rilindja urbane 2.0, Rama: Shoqëritë e varfra janë tolerante ndaj mungesave! Ne nuk jemi të tillë, ndaj njerëzit kërkojnë më shumë

Sot është mbajtur eventi “Rilindja 2.0”, ku u prezantuan projekte të reja dhe moderne që synojnë zhvillimin e bashkive në të gjithë vendin. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama u shpreh se objektivi i kërij projekti është arritja e vlerës 1.5 miliardë euro. Teksa foli për reagimin e qytetarëve dhe protestat, kryeministri i quajti normale në një shoqëri të zhvilluar dhe që kërkon gjithmonë dhe më mirë. “Shoqëritë e varfëra, ne nuk jemi më të tilla, janë shumë më tolerante ndaj mungesave. Në shoqëritë e varfra dominon mendësia që ka edhe më keq. Shoqëritë e zhvilluara apo ato që hyjnë në një fazë zhvillimi kur gjërat deri dje nuk ishin pjesë e mundshme e jetës, bëhen realitet, bëhen më intolerante ndaj mungesave”, tha kryeministri...