Rezidenca e ambasadorit shqiptar u sulmua me raketa ruse, Filo: 8 orë bombardime, ishte i frikshëm

Rezidenca e ambasadorit shqiptar u sulmua me raketa ruse, Filo: 8 orë bombardime, ishte i frikshëm

Ernal Filo UKRAINË-Ambasadori shqiptar në Kiev, Ernal Filo ka folur pas sulmit me raketa të rezidencës ku ai banon. Ai bëri me dije se situata ka qenë e vështirë, pasi sulmi ka zgjatur për disa orë dhe është shoqëruar me përdorim të dronëve dhe raketave të ndryshme. Filo rrëfen se sulmi rus nisi rreth orës 10 të mbrëmjes të së shtunës dhe përfundoi rreth orës 06:00 të mëngjesit. "Këtë radhë ishte vërtet shumë sfiduese dhe shumë e fortë si goditje. Për fat të mirë, jemi mirë. Unë jam vetëm këtu në këtë godinë, por jam i vetmi diplomat këtu në këtë godinë. Sulmi ka filluar në orën 22:00 dhe ka zgjatur deri në orën 06:00 të mëngjesit. Ishte një nga sulmet më të forta qër kemi...