Refuzohen interpelancat! Bardhi-Peleshit: Jep dorëheqjen. Kryeparlamentari: Janë çështje në hetim nga SPAK

Refuzohen interpelancat! Bardhi-Peleshit: Jep dorëheqjen. Kryeparlamentari: Janë çështje në hetim nga SPAK

Gazmend Bardhi dhe Niko Peleshi TIRANË-Debatet nuk kanë munguar në seancën e sotme plenare, ku me votat e mazhorancës, u rrëzua kërkesa e disa ligjvënësit demokratë për interpelancë me kryeministrin Edi Ram për çështjen e abuzimit me tenderët e AKSHIT. Refuzimi u prit me kundërshtime nga kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi i cili i kërkoi kryetarit të Parlamentit Niko Peleshi të japë dorëheqjen. Bardhi pretendon se Peleshi nuk po zbaton Kushtetutën. Nga ana tjetër kryeparalmentari në replikë u shpreh se AKSHI është çështje në hetim dhe interpelanca do ishte ndërhyrje në pushtetin e drejtësisë. Debati: Gazmend Bardhi: Zoti kryetar, që ju jeni një shkelës i rregullores, këtë se kam dyshim se e keni kërkesën dhe në Kushtetuese. Po ne e kemi vëmendjen në çdo moment....