Reforma Zgjedhore, Shehi: Të ndryshojmë rregullat e lojës, pastaj flasim për lojtarët që…
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka komentuar reformën zgjedhore dhe bisedimet me Sali Berishën, duke theksuar nevojën për ndryshimin e rregullave të procesit zgjedhor përpara çdo diskutimi tjetër politik. Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN Shehi u shpreh se thelbësore është krijimi i një gare të barabartë që në nisje, pasi sipas tij, nëse rregullat janë të padrejta, rezultati i zgjedhjeve ndikohet që në fillim. “Të ndryshojmë njëherë rregullat e lojës, pastaj se çfarë lojtarësh do zbresin në fushë dhe çfarë uniforme do të kenë është tjetër punë, por nëse nuk hyjmë të barabartë në një fushëbetejë, që në fillim fare zgjedhjet marrin një rrugë siç e kanë marrë në këto vite. Nuk kam ndonjë paragjykim për numrin e...
Burimi:
javanews.al