Reforma Territoriale, PD: Propozimet e PS, fasadë

Reforma Territoriale, PD: Propozimet e PS, fasadë

Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për reformën Territoriale,  Luçiano Boçi, ka reaguar në lidhje me propozimet e PS-së për katër skenarët e Reformës Territoriale. Në reagimin e Boçit, thuhet se propozimet e PS-së janë “si të lyesh fasadën e një ndërtese që ka çarje në themele”. Ndër të tjera ai ka vijuar me sqarimin, duke shtuar se Shqipëria është tkurrur demografikisht dhe boshatisur në zonat rurale. “Partia Socialiste pa nisur ende qoftë një dëgjesë, ka nxjerrë nga sirtari reformën e saj territoriale. Aspak me një projekt të qartë, apo me një bilanc zyrtar të asaj që bëri vetë në 2014, por me katër “variante” që ndërfuten tek njëri tjetri. Këto variante përfshijnë konsolidim funksional, konsolidim me decentralizim, forcim qarku dhe rajone strategjike. Pra, kemi shumë skica,...