Reforma territoriale/ Julian Ali: Qytetarët janë pro shtimit të bashkive

Reforma territoriale/ Julian Ali: Qytetarët janë pro shtimit të bashkive

Julian Ali, nga Departamenti “Brain Gain” i Partisë Demokratike, i ftuar ditën e sotme në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, ka komentuar procesin e dëgjesave për reformën territoriale, duke theksuar se qytetarët në shumicë janë pro decentralizimit dhe shtimit të kompetencave të bashkive. Sipas tij, në të gjitha dëgjesat e zhvilluara deri më tani në disa qarqe të vendit, qytetarët, pavarësisht bindjeve politike, kanë mbështetur idenë e rritjes së numrit të bashkive dhe fuqizimit të pushtetit vendor. Ali u shpreh se kjo qasje duket e papranueshme për mazhorancën, e cila nuk është mësuar të përballet me kritika dhe kundërshti nga qytetarët. Ai deklaroi se opozita ka paraqitur një platformë konkrete për reformën territoriale, e cila parashikon jo vetëm shtimin e numrit të bashkive, por...