“Reforma në drejtësi ka dështuar”, gazetari Hoxha: Veç SPAK dhe GJKKO, hallkat e tjera të gjyqësorit kanë ceduar

“Reforma në drejtësi ka dështuar”, gazetari Hoxha: Veç SPAK dhe GJKKO, hallkat e tjera të gjyqësorit kanë ceduar

Gazetari Ardit Hoxha, i ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus me moderatore Pranvera Borakajn, tha se reforma në drejtësi ka dështuar. Ai solli edhe krahasime me kohën para vitit 2015, duke theksuar se kohëzgjatja e çështjeve penale ka ndryshuar, duke pësuar regres. Hoxha kritikoi gjithashtu funksionimin e sistemit gjyqësor, teksa nënvizoi se veç SPAK dhe GJKKO, hallkat e tjera kanë ceduar. Pjesë nga biseda: Hoxha: Ky raporti i 2-3 viteve të fundit të opozitës dhe qeverisë me reformat e drejtësisë më duket sikur është si ai raporti me zjarrin, që kur je në distancë të pëlqen, kur të afrohet nis i largohesh se të djeg. Pas reformës, për një çështje penale të shkallës së parë merrej deri në 36 muaj, ndërsa para...