Reforma gati në qershor? Çfarë ndryshimesh priten në Kodin Zgjedhor
Këtë të martë, 10 mars, u mbajt një konferencë për mediet sa i takon reformës dhe hetimit të krimeve zgjedhore. Sipas kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, Reforma Zgjedhore duhet të synojë përmirësimin e problematikave të evidentuara në zgjedhjet e mëparshme, parlamentare, lokale apo të pjesshme. “Të forcohet integriteti i procesit zgjedhor”, theksoi kryekomisioneri, duke shtuar se Kodi Penal ka një kapitull të veçantë sa i takon shkeljeve në zgjedhje. Dispozita, tha ai, që mjaftojnë për të krijuar një bazë të mirë ligjore. Reforma Zgjedhore, nënvizoi më tej, duhet të përfundojë deri në qershor të këtij viti. Kujtojmë se ekspertët e KQZ-së kanë gati tanimë ‘arkitekturën’ e projektligjit të ri për financimin e partive politike, i cili është i hapur për sugjerime...
Burimi:
javanews.al