Reforma e mbetjeve, nga viti 2029, faturat e pastrimit do të paguhen sipas peshës

Reforma e mbetjeve, nga viti 2029, faturat e pastrimit do të paguhen sipas peshës

Qeveria shqiptare ka hedhur një hap të ri në politikat mjedisore dhe menaxhimin e burimeve, duke miratuar “Programin Kombëtar për Parandalimin e Krijimit të Mbetjeve”. Ky dokument strategjik, i cili shtrihet në një dekadë, synon të transformojë modelin aktual linear “prodho-përdor-hidh” drejt një ekonomie qarkulluese, duke vendosur objektiva të qarta për bizneset, institucionet dhe qytetarët. Fundi i tarifave fikse, “paguaj sa hedh” Një nga shtyllat më transformuese të këtij programi është kalimi i bashkive në sistemin PAYT (Pay-As-You-Throw). Sipas këtij modeli, tarifat e pastrimit nuk do të jenë më fikse, por do të llogariten në bazë të peshës ose vëllimit të mbetjeve të përziera që gjeneron çdo familje apo biznes. Ky sistem, i cili pritet të implementohet plotësisht deri në vitin 2029, synon të nxisë qytetarët që...