‘Reforma 2014 dështim, qytetarët të përjashtuar’/ Asllani: Bashkitë instrument politik i qeverisë

‘Reforma 2014 dështim, qytetarët të përjashtuar’/ Asllani: Bashkitë instrument politik i qeverisë

Sekretari për Çështjet Vendore në Partinë Demokratike, Ylli Asllani, gjatë një tryeze të organizuar nga opozita për reformën administrativo-territoriale, deklaroi se reforma e vitit 2014 ka sjellë pakënaqësi të gjerë te qytetarët, të cilët sipas tij ndihen të përjashtuar dhe të padëgjuar. Ai theksoi se një anketë e zhvilluar së fundmi me qytetarë dhe ekspertë të pushtetit lokal konfirmon këtë perceptim negativ, duke e cilësuar reformën si të dështuar në ndikimin e saj të drejtpërdrejtë. Asllani u shpreh se ndarja e re territoriale nga 383 njësi në 61 bashki ka pasur prapavijë politike, me qëllim dobësimin e njësive të fituara nga opozita dhe rritjen e influencës së mazhorancës. Sipas tij, reforma ka çuar në centralizim të pushtetit, dobësim të decentralizimit fiskal dhe pabarazi në kapacitetet...