Referendumi për Berishën në Partinë Demokratike, shtyhet deri në 19:00 procesi i votimit në degët kryesore
Vijon procesi i votëbesimit ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në daljen e radhës për mediat është shfaqur deputeti Ivi Kaso, i cili nuk ka bërë të ditur shifra të votuesve. Ai ka njoftuar se procesi është shtyrë edhe për një orë në degët e mëdha, ku ende nuk kanë shkuar të votojnë të gjithë anëtarët. Procesi ka nisur në orën 08:00 dhe u njoftua se do të mbyllej në orën 18:00. Megjithatë siç njoftoi Ivi Kaso, ky orar është shtyrë për disa degë të mëdha dhe se votimi do të mbyllet në orën 19:00. “Jam këtu përpara jush për të ndarë një komunikim në emër të Komisionit të Organizimit dhe të Kontrollit të Operacioneve Elektorale. Sikurse e dini, edhe me vendim të KOKOE-s...
Burimi:
top-channel.tv