Referendumi i votëbesimit për Berishën/ Votojnë Jamarbër dhe Argita Malltezi

Referendumi i votëbesimit për Berishën/ Votojnë Jamarbër dhe Argita Malltezi

Drejtuesi i departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi dhe Argita Malltezi iu drejtuan pasditen e sotme selisë së PD-së ku është ngritur një QV për referendumin e votëbesimit ndaj kryetarit të PD-së Sali Berisha. Votimi për referendumin e votëbesimit për kryetarin e PD vijon normalisht edhe në Degën e PD në të gjithë Shqipërinë, ku anëtarët kanë shprehur interes të madh për të votuar. Teksa votojnë, anëtarët e PD shprehen njëzëri se kreu aktual, Sali Berisha meriton votbesimin e tyre dhe si lider historik, ai është i vetmi që mund të përmbys regjimin e Edi Ramës.