Referendumi, Berisha: Demokratët mposhtën narkomafian më të rrezikshme në Europë
Një ditë pas rizgjedhjes së tij në krye të Partisë Demokratike dhe zgjedhjes së drejtuesve të degëve, Sali Berisha ka reaguar në rrjetet sociale duke sulmuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama. Ai e cilësoi votën e demokratëve si një triumf të dinjitetit dhe një goditje ndaj asaj që ai e quajti “narkomafia më e rrezikshme në Europë”. Sipas tij, procesi i votimit në PD, i zhvilluar sipas parimit “një anëtar, një votë”, përfaqëson modelin më demokratik të zgjedhjes së drejtuesve politikë, përkundër socialistëve që sipas tij prej 17 vitesh nuk zhvillojnë zgjedhje brenda partisë. Deklarata e plotë e Berishës Demokratët dje mposhtën narko-mafian më të rrezikshme në Europë Vota e tyre ishte gracka ku shpirti i mafias u kap si laraska. Miq, zgjedhja e kryetarëve...
Burimi:
opinion.al