Reduktimi me 40% i autobusëve, PD: Tirana në prag paralize, autoritetet po heshtin
Reduktimi me 40% i flotës së autobusëve në Tiranë ka sjell kaos. Këtë pohoi anëtari i këshillit bashkiak nga radhët e opozitës, Dorian Teliti, i cili akuzoi qeverinë dhe bashkinë për mosreagim. Teliti në emër të PD kërkoi masa konkrete nga bashkia dhe qeveria për të mos u përkeqësuar gjendja me transportin në kryeqytet. “Tirana rrezikon bllokim, që do të thotë përkeqësim i mëtejshëm i lëvizshmërisë së përditshme të qytetarëve. Ulja me 40% e flotës së autobusëve do të thotë edhe më shumë makina në terren, më shumë trafik, më shumë ndotje të ajrit që thithim. Së dyti, reduktimi me 40% i flotës së autobusëve godet fuqimisht dhe drejtpërdrejt jetën ekonomike dhe sociale të kryeqytetit. Qytetarët do ta kenë më të vështirë të arrijnë në...
Burimi:
javanews.al