Reagon Tirana zyrtare: Dënojmë me forcë agresionin e Iranit ndaj Emirateve të Bashkuara
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar sot në 5 maj, duke dënuar sulmet e fundit me raketa dhe dronë të Iranit ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe. Sipas deklaratës, këto sulme përbëjnë një akt agresioni të paprovokuar ndaj infrastrukturës kritike të vendit. MEPJ thekson se objektet energjetike janë vënë në shënjestër në mënyrë të përsëritur dhe të rrezikshme. Shqipëria e konsideron këtë veprim si shkelje të rëndë të sovranitetit dhe të së drejtës ndërkombëtare. Në reagim, Tirana zyrtare shpreh solidaritet të plotë me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe udhëheqjen e saj. Po ashtu, mbështetje i jepet edhe popullit të Emirateve në këtë situatë të tensionuar. Ministria thekson se sulme të tilla rrezikojnë seriozisht stabilitetin në rajonin e Lindjes së Mesme. Në...
Burimi:
javanews.al