Ratifikohet marrëveshja e sigurimeve shoqërore me Poloninë, pritet avancim i bisedimeve me Greqinë

Ratifikohet marrëveshja e sigurimeve shoqërore me Poloninë, pritet avancim i bisedimeve me Greqinë

Shqipëria ka ratifikuar marrëveshjen e sigurimeve shoqërore me Poloninë, duke e çuar në 21 numrin e marrëveshjeve të këtij lloji që qeveria ka nënshkruar me vendet ku jeton diaspora shqiptare. Ministri i Financave, Petrit Malaj, tha se kjo është marrëveshja e 10-të me vendet e Bashkimit Evropian, e cila synon të lehtësojë jetën e shqiptarëve që jetojnë e punojnë jashtë vendit. “Është ratifikuar marrëveshja mes Shqipërisë dhe Polonisë për sigurimet shoqërore. Kjo është marrëveshja e 21-të nga nismat që ka marrë qeveria me vendet ku ka diasporë shqiptare. Është marrëveshja e 10-të me vendet e BE-së dhe janë të nevojshme për ata shqiptarë që jetojnë atje. Nga ana tjetër, qeveria mbetet e angazhuar që të vijojë me ratifikimin e marrëveshjeve me të gjitha vendet që...