Raporti urgjent i ODIHR për financimin e partive: Të ndalohen donacionet e fshehura

Raporti urgjent i ODIHR për financimin e partive: Të ndalohen donacionet e fshehura

ODIHR i ka sjellë opinionin urgjent të kërkuar nga Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore për sa i përket projektligjit për financimin e partive politike. Në këto rekomandime, ODIHR kërkon më shumë transparencë, kontroll dhe mekanizma kundër shmangies së rregullave. Në raport theksohet se boshllëqet rregullatore në fusha si huatë, financimi nga palë të treta dhe zbatimi i ligjit mund të minojnë efektivitetin e sistemit dhe të krijojnë hapësira për abuzim. Për këtë arsye, ODIHR rekomandon që projektligji të harmonizohet plotësisht me kuadrin ekzistues ligjor për financimin politik. Një nga rekomandimet kryesore lidhet me transparencën e donatorëve. ODIHR kërkon ndalimin e qartë të donacioneve të bëra në emër të personave të tjerë, si dhe deklarimin e profesionit, punëdhënësit dhe pronësisë përfituese të kompanive që financojnë...