Raporti i ri i Europol është një kambanë alarmi për Shqipërinë

Raporti i ri i Europol është një kambanë alarmi për Shqipërinë

Nga Nikola Kedhi/ Ai dokumenton se rrjetet kriminale shqiptare janë shndërruar në aktorë transnacionalë, që kontrollojnë zinxhirë të tërë të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës, bashkëpunojnë me kartelet latino-amerikane dhe me organizata të tjera kriminale ndërkombëtare, ndërsa përdorin komunikime të enkriptuara, pastrim parash dhe biznese të ligjshme për të fshehur aktivitetin e tyre. Raporti evidenton gjithashtu se disa rrjete kriminale shqiptare janë vendosur në Amerikën Latine për të mbikëqyrur drejtpërdrejt marrëveshjet me kartelet e drogës, duke siguruar kontroll nga burimi deri në destinacion. Një tjetër rast i përshkruar në raport është ai i qendrave të mashtrimit financiar në Shqipëri, me rreth 450 punonjës, që mashtronin qytetarë në të gjithë Europën përmes platformave të rreme të investimeve, duke shkaktuar dëme prej të paktën...