Raporti i PE për Shqipërinë, Gjipali: Pozitiv, përmbledh zhvillimet e viteve 2023–2024
Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian ka miratuar me 58 vota pro, 7 kundër dhe 7 abstenim rezolutën për Shqipërinë. Gjatë mbledhjes, raportuesi për Shqipërinë, Andreas Schieder, vlerësoi progresin e vendit tonë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar rëndësinë e reformave të mëtejshme për të garantuar një anëtarësim të qëndrueshëm dhe të suksesshëm. Gledis Gjipali, drejtor i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Aleksandër Furxhi, tha se bëhet fjalë për një raport të përvitshëm që i përgjigjet atyre të Komisionit Europian dhe që këtë herë përfshin zhvillimet e dy viteve të fundit (2023–2024). Sipas tij, raporti në përgjithësi vlerësohet pozitiv, pavarësisht disa nuancave dhe shqetësimeve që lidhen...
Burimi:
vizionplus.tv