Raporti i dhomës amerikane të tregtisë, Baçi: Aktakuzë ndaj keqqeverisjes që po shkatërron ekonominë shqiptare
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka komentuar raportin më të fundit të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri (AmCham Business Index 2025-2026), duke e konsideruar atë një sinjal alarmi për gjendjen ekonomike në vend. Sipas tij, rënia e indeksit të besimit të biznesit në 40.34 pikë nga 100 përbën një tregues të qartë se sipërmarrja po humbet besimin tek institucionet, tregu dhe drejtimi ekonomik i Shqipërisë. Në përfundim, ai kërkon largimin e Kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e modelit të qeverisjes, duke e lidhur këtë me nevojën për luftë kundër korrupsionit, mbrojtje të konkurrencës së lirë dhe rikthim të besimit në ekonomi. Baçi e konsideron mbështetjen e protestave qytetare si një zhvillim pozitiv, duke theksuar se Shqipëria ka ende potencial për ndryshim dhe për...
Burimi:
sot.com.al