Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut

Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut

Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar fotografinë e profilit dhe të kopertinës në faqen e tij zyrtare në Facebook, duke vendosur imazhe me flamingo, shpendët karakteristikë të Lagunës së Nartës. Ky veprim vjen në një kohë kur flamingot janë kthyer në simbol të protestave që prej 25 ditësh po zhvillohen në Tiranë. Nuk është hera e parë që Rama shfaq lidhje me simbolikën e flamingove. Edhe më herët, gjatë një prej takimeve publike, ai është parë i veshur me një bluzë me motive flamengosh.