Rama u përgjigjet protestuesve me mesazhet e simpatizantëve: Mos e jep dorëheqjen…

Rama u përgjigjet protestuesve me mesazhet e simpatizantëve: Mos e jep dorëheqjen…

Teksa qytetarët për 26 ditë radhazi i kërkojnë largimin nga detyra e kryeministrit, Edi Rama ka zgjedhur që si kundërpërgjigje ndaj protestës të publikoj në rrjetet sociale mesazhet mbështetëse të simpatizantëve të tij. Mëngjesin e kësaj të premteje, kreu i qeverisë ka publikuar në rrjetet sociale një mesazh që i është dërguar nga një qytetar. Ai i kërkon Ramës të “dorëhiqet” nga detyra jo për arsyet e artikuluar prej ditësh në protestën e qytetarëve, por pasi të jetë përmbushur objektivi: “integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian brenda 2030”. Më tej, Rama publikoi të plotë mesazhin e qytetarit, i titulluar “Manifesti i (s)dorëheqjes”, ku fjala “dorëhiqu” përsëritet në mënyrë ironike për të renditur ato që i cilëson si arritje të qeverisë, mes tyre transformimet urbane e...