Rama takon ministrin grek të Mbrojtjes në Tiranë, diskutimet do të vijojnë në një drekë pune. Kryeministri: Mbështetës i palëkundur i partneritetit
Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, ka takuar kryeministrin Edi Rama në Tiranë, teksa diskutimet do të vijojnë sërish. Dendias dhe Rama do t’i vijojnë diskutimet në një drekë pune, siç mëson gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu. Ndërkohë kryeministri Rama ka reaguar në Facebook në lidhje me takimin, duke e konsideruar Dendias mik. “Me Ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias, një mik i çmuar dhe një mbështetës i palëkundur i partneritetit strategjik mes Shqipërisë e Greqisë”, shkruan Rama krahas fotos. Ndërkohë mediat greke po i kushtojnë vëmendje të veçantë vizitës së ministrit grek të Mbrojtjes, Nikos Dhendias, në Tiranë. Në axhendën zyrtare, janë takimet me homologun shqiptar Ermal Nufi, me kryeministrin Edi Rama dhe me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot...
Burimi:
top-channel.tv