Rama takohet me Mitsotakis: Po punojmë të kapërcejmë çështjet e mbartura! Vitin e mbyllim me një marrëveshje të re

Rama takohet me Mitsotakis: Po punojmë të kapërcejmë çështjet e mbartura! Vitin e mbyllim me një marrëveshje të re

Kryeministri Edi Rama është takuar mëngjesin e kësaj të mërkure, më 22 prill, me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis, gjatë vizitës së tij ku pritet të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delphi-t. “Me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, na lidh një miqësi e posaçme e farkëtuar në rrugën e përbashkët të ambicies për të modernizuar vendet tona dhe për t’i ngritur marrëdhëniet shqiptaro-greke në një nivel të ri. Përgjatë kësaj rruge jo vetëm momentet më të mira, po edhe ato më të vështirat janë karakterizuar gjithnjë nga komunikimi plot respekt e pa dorashka, ndërkohë që po punojmë për kapërcimin përfundimtar të të gjitha çështjeve të mbartura mes dy shteteve, për të dalë nga ky vit me një marrëveshje të re partneriteti strategjik”, shkruan...