Rama takohet me ambasadorin e SHBA në NATO: Shqipëria do të bëhet pikëtakimi i aleancës më të madhe ushtarake të botës vitin e ardhshëm

Rama takohet me ambasadorin e SHBA në NATO: Shqipëria do të bëhet pikëtakimi i aleancës më të madhe ushtarake të botës vitin e ardhshëm

Kryeministri Edi Rama ka takuar këtë të premte në Kryeministri, ambasadorin e SHBA në NATO, Matthew Whitaker. Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i qeverisë shprehet se gjatë këtij takimi diskutuan për partneritetin strategjik dhe marrëdhëniet e shkëlqyera diplomatike e ushtarake të dy vendeve. Rama thekson se në fokus të diskutimeve ishte edhe Samiti i NATO-s që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Tiranë. “Në Kryeministri, me Ambasadorin e SHBA në NATO, Matthew Whitaker, folëm për lidhjen e ngushtë mes vendeve tona, partneritetin strategjik mes shteteve tona, marrëdhëniet tona të shkëlqyera diplomatike e ushtarake, forcimi i të cilave është prioritet i përbashkët, si edhe për Samitin e NATO-s vitin e ardhshëm në Tiranë, ku Shqipëria do të bëhet pikëtakimi i aleancës më të...