Rama takim me Merz, deklarata e qeverisë gjermane: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, bazuar mbi merita!
Kryeministri Edi Rama do të ketë një takim me Kancelarin gjerman Friedrich Merz. Referuar kësaj deklarate, mediat pyetën qeverinë gjermane për të saktësuar nëse dhe kur do të zhvillohet ky takim, duke marrë përgjigje se ende nuk është konfirmuar si takim. “Ju lutem kini parasysh që ne, përgjithësisht e shpallim kalendarin e Kancelarit një javë më parë, gjatë konferencës së qeverisë”, u deklarua në media Në qendër të diskutimeve diplomatike është propozimi i kancelarit Merz për integrimin gradual të rajonit tonë dhe Ukrainës. Ndërsa Gjermania konfirmon angazhimin e saj të fuqishëm ndaj zgjerimit, ajo ka bërë një ndarje të qartë në qasje. Për Ukrainën propozohet një “korsi më e shpejtë” drejt anëtarësimit, duke përfshirë një model pa të drejtë vetoje dhe pa komisioner. Për...
Burimi:
sot.com.al