Rama sqaron ‘ngërçin’ me pronat: Problem shqiptar, nuk lidhet me pakicën greke!

Rama sqaron ‘ngërçin’ me pronat: Problem shqiptar, nuk lidhet me pakicën greke!

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot, 22 prill, në Greqi. Pas takimit me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis, ai foli në Forumin Ekonomik të Delphi-t, përballë kryeredaktorit të gazetës Kathimerini, Alexis Papahelas. “Jemi anëtar të NATO-s, por nuk është se vendosim shumëçka atje. Kur NATO bën diçka të mirë, ne themi se kemi bërë diçka të shkëlqyer, kur bën diçka të keqe, ne themi është faji i tyre. Sepse të mëdhenjtë marrin fajin, të vegjlit mund të marrin edhe ndonjë meritë. Nuk mendoj se Ballkani është i harruar, jemi në kohët më të mira!”, u shpreh ai në nisje të bashkëbisedimit, referuar progresit të vendeve të rajonit drejt Bashkimit Europian. Sipas kreut të qeverisë, Shqipëria bashkë me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, nuk kanë qenë kurrë...