Rama shton sulmet dhe i shpall “luftë” protestës: Turmë e marrë peng nga forca destruktive, harrojeni se rrëzoni…

Rama shton sulmet dhe i shpall “luftë” protestës: Turmë e marrë peng nga forca destruktive, harrojeni se rrëzoni…

Kryeministri Edi Rama ka hedhur “benzinë” mbi zjarrin e debateve politike, duke i shpallur zyrtarisht luftë të hapur protestave masive që kanë përfshirë vendin gjatë dy javëve të fundit. Përmes një reagimi tejet të ashpër në rrjetin social “X”, kreu i qeverisë ka deklaruar dje prerë se kauza fillestare për Sazanin apo Zvërnecin tashmë ka rënë plotësisht. Sipas tij, lëvizja ka degraduar në një turmë të verbër që po manipulohet dhe po mbahet peng nga “mendje të liga” dhe “duar të këqija”. Rama nuk ka kursyer as paralajmërimet e prera kodosh, duke u bërë të qartë organizatorëve që ta harrojnë një herë e mirë rrëzimin e qeverisë. Ai ka garantuar me bindje të plotë se Partia Socialiste dhe mazhoranca aktuale do të dalin nga kjo...