Rama: Shqipëria mbi mesataren e BE për konkurrueshmërinë në prokurimet publike

Rama: Shqipëria mbi mesataren e BE për konkurrueshmërinë në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka bërë përparim të rëndësishëm në kuadër të Kapitullit 5 të negociatave me Bashkimin Europian, që lidhet me “Prokurimin Publik”. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë duke cituar të dhëna nga Gjykata Europiane e Llogarive theksoi se vendi ynë paraqitet pozitivisht në disa prej indikatorëve kryesorë të përcaktuar nga BE-ja për konkurrueshmërinë dhe transparencën në procedurat e prokurimit publik. Rama përmendi faktin që në BE mesatarja e kontratave me një ofertues përbën 32,3 për qind të kontratave, ndërsa në Shqipëri janë në masën 23,5 për qind.  “Nëse e vendosim në kontekst pozicionin e vendit tonë në indikatorët thelbësor që përcakton BE, konkurrueshmëria, dhe po të shohim në tabelën e konkurrueshmërisë pozicionin e vendit tonë, nëse në mesatare kontratat me një...