Rama: Reforma në drejtësi u bë e mundur dhe garantohet nga PS
Kryeministri Edi Rama tha se në Tiranë, më 6 dhe 7 maj do të mbahet aktivitetin që pararend Kongresin Botëror të Ligjit, i cili do të mbahet vitin e ardhshëm në bashkëpunim me Shoqatën Botërore të juristëve. Para nisjes drejt Yerevanit, Armeni për Samitin e Komunitetit Politik Europian, Rama u shpreh në rrjetet sociale se reforma në drejtësi nuk ka qenë një proces i lehtë, por ka kërkuar vullnet politik të hekurt, vendimmarrje të vështira dhe gatishmëri të jashtëzakonshme për ndryshime të thella. Rama shtoi se ky proces është bërë i mundur dhe sot garantohet nga shumica parlamentare e Partisë Socialiste. “Këtë javë Tirana do të kthehet në një pikë referimi për një nga temat më thelbësore për të ardhmen e vendit që është sundimi...
Burimi:
vizionplus.tv