Rama reagon për Banjot Termale të Bënjës: S’ka betonizim, por projekt rigjenerimi
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur për lajmin se Banjot Termale të Bënjës janë shkatërruar dhe zona është betonizuar. Rama i cilësoi këto raportime si “lajme të manipuluara”, duke përdorur, sipas tij, të njëjtën metodë që është përdorur edhe në raste të tjera të ngjashme në rrjetet sociale. Ai foli për një “shpërthim digjital” të nxitur që ka për qëllim të krijojë alarm publik dhe reagime të forta emocionale. Sipas kryeministrit, pretendimet për betonizim apo dëmtim të zonës nuk qëndrojnë. Ai deklaroi se në terren nuk ka shkatërrim të natyrës apo ndërhyrje të paligjshme, por një projekt publik rigjenerimi në funksion të përmirësimit të zonës turistike. Rama u shpreh se në Banjot Termale të Bënjës nuk ka “flamingo, shitblerje apo konflikte pronësie”,...
Burimi:
vizionplus.tv