Rama reagon ndaj kritikave për ‘Paketën e Maleve’: Pas profileve fallso qëndrojnë sorrat dhe korbat e opozitës
Kryeministri Edi Rama ka komentuar publikisht lidhur me reagimet dhe kritikat në rrjetet sociale ndaj iniciativës së qeverisë, “Paketa e Maleve”. Përmes një postimi zyrtar, Rama shkruan se pas komenteve negative, qëndrojnë adresa joautentike të orkestruara nga faktori politik opozitar. Sipas Ramës, fushata e komenteve negative që pasoi takimet e tij me sipërmarrësit dhe banorët lokalë në Theth përbën një sulm të drejtpërdrejtë me prapavijë politike. Postimi i plotë: “Lexoni ARGUMENTAT E KUNDËRSHTARËVE TË PAKETËS SË MALEVE dhe kini parasysh se 90% e tyre janë vërtetë profile fallco, po mbas atyre profile qëndrojnë pikërisht sorrat e opozitave parlamentare dhe korbat e opozitave imagjinare, të cilat e shndërruan Bulevardin e Flamingove në Sheshpërsheshin e Vulgaritetit, ku jashtënxirret llumi i gjuhës së urrejtjes me sasira e ndotësira...
Burimi:
vizionplus.tv