Rama publikon pamje nga Shkodra e mbushur me turistë: Mëngjes i zakonshëm për qytetin

Rama publikon pamje nga Shkodra e mbushur me turistë: Mëngjes i zakonshëm për qytetin

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa fotografi që tregojnë turistë dhe vizitorë duke shëtitur e eksploruar bukuritë e Shkodrës, një prej destinacioneve më të frekuentuara turistike në vend gjatë sezonit veror. Në postimin e publikuar në Facebook, Rama shprehet se prania e madhe e vizitorëve është kthyer tashmë në një realitet të përditshëm për qytetin verior. “Dhe me këtë mëngjes të zakonshëm tashmë për Shkodrën, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri, duke e shoqëruar mesazhin me pamje nga qendra historike e qytetit, ku dhjetëra turistë shihen duke vizituar rrugicat karakteristike, monumentet e kulturës dhe ambientet e qytetit. Shkodra vijon të jetë një nga destinacionet më të preferuara si për turistët e huaj, ashtu edhe për vizitorët vendas. Pozicioni i saj...