Rama: Policisë së Shtetit i shtohen motoçikleta të financuara nga pasuritë e konfiskuara të krimit të organizuar
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Policisë së Shtetit i janë shtuar dhjetëra motoçikleta të reja, të cilat do të përdoren për të rritur efektivitetin e patrullimeve dhe sigurinë rrugore. Sipas kryeministrit Rama, financimi i këtyre mjeteve nuk vjen nga buxheti i shtetit apo paratë e taksapaguesve, por nga pasuritë e konfiskuara në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, ndërsa shton se ky model investimi synon të kthejë asetet e paligjshme në shërbim të sigurisë publike. Gjithashtu bëhet e ditur se, ky është një investim domethënës që fuqizon operacionet policore, veçanërisht në patrullimet e shpejta urbane dhe ndërhyrjet e menjëhershme. “Policisë së Shtetit i shtohen dhjetëra motoçikleta të reja, të financuara jo me paratë e taksapaguesve, por me...
Burimi:
javanews.al