Rama për Zvërnecin: Nuk e di çfarë ka thënë Gonzato, por e ka gabim

Rama për Zvërnecin: Nuk e di çfarë ka thënë Gonzato, por e ka gabim

Kryeministri Edi Rama kundërshtoi deklaratat se projekti i shumëdebatuar në Zvërnec është pezulluar, duke thënë se nuk mund të pezullohet diçka që nuk është miratuar kurrë. Në një debat me një gazetare rumune gjatë konferencës me mediat europiane, Rama tha se raportimet për pezullimin e projektit janë të pavërteta dhe se puna për hartimin e tij vazhdon. “Çfarë projekti është pezulluar? Si mund të pezullohet diçka që nuk ekziston? Pse thoni që është pezulluar? Cilat autoritete e kanë thënë këtë?”, pyeti Rama. Pasi gazetarja iu përgjigj se këtë informacion e kishte marrë nga ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, kryeministri këmbënguli se bëhet fjalë për një informacion të pasaktë. “Unë nuk e di çfarë ka thënë ai, por nëse e ka...